Tahiri publikon statistikat rreth operacioneve kundër krimit të organizuar: Qeveria po manipulon qytetarët

E publikuar: 11/08/2022 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur rreth statistikave që VV-ja ka publikuar rreth operacioneve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai thotë se Qeveria Kurti po tenton të manipulojë qytetarët përmes disa shifrave të cilat kanë kuptim vetëm nëse analizohen me periudhat paraprake.

“Nëse krahasojmë vitin 2021 me vitin 2019, rezulton që në fakt gjatë Qeverisë Kurti, krimi i organizuar e korrupsioni është duke u luftuar dukshëm me pak se sa në vitin 2019. Statistikat e mëposhtme tregojnë pasqyrën e vërtetë të situatës”, shkruan Tahiri teksa ka publikar disa statistika tjera.

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje paska publikuar disa statistika rreth operacioneve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duke tentuar të manipulojë qytetarët përmes disa shifrave të cilat kanë kuptim vetëm nëse analizohen me periudhat paraprake.

Nëse krahasojmë vitin 2021 me vitin 2019, rezulton që në fakt gjatë Qeverisë Kurti, krimi i organizuar e korrupsioni është duke u luftuar dukshëm me pak se sa në vitin 2019. Statistikat e mëposhtme tregojnë pasqyrën e vërtetë të situatës.Në fushën e krimit të organizuar, krimeve të rënda, krimeve ekonomike dhe korrupsionit si dhe terrorizmit situata është si më poshtë:

📌 Bastisje dhe lokale të kontrolluara, 57% më pak në vitin 2021 (1072) në krahasim me vitin 2019 (2481);
📌 Operacione të realizuara, 51% më pak në vitin 2021 (571) në krahasim me vitin 2019 (1156);
📌 Kallëzime penale, 49% më pak në vitin 2021 (1091) në krahasim me vitin 2019 (2122)
📌 Persona të arrestuar, 39% më pak në vitin 2021 (1356) në krahasim me vitin 2019 (2233)
📌 Raste të trajtuara, 37% më pak në vitin 2021 (1613) në krahasim me vitin 2019 (1613)

Në fushën e trafikimit me narkotikë:
📌 Kallëzime penale, 60% më pak në vitin 2021 (541) në krahasim me vitin 2019 (1363)
📌 Numri i personave të dyshuar në kallëzime penale, 55% më pak në vitin 2021 (738) në krahasim me vitin 2019 (1641)
📌 Persona të arrestuar, 51% më pak në vitin 2021 (792) në krahasim me vitin 2019(1625)
📌 Raste të iniciuara, 50% më pak në vitin 2021 (726) në krahasim me vitin 2019 (1450)
📌 Konfiskim i bimëve të kanabisit, 65% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019
📌 Konfiskim i heroinës, 53% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019
📌 Konfiskim i marihuanës, 39% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019

Në luftën kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit:
📌 Raste të hetuara, 48% më pak në vitin 2021 (339) në krahasim me vitin 2019 (658)
📌 Kallëzime penale, 45% më pak në vitin 2021 (300) në krahasim me vitin 2019 (541)
📌 Numri i personave të dyshuar në kallëzime penale, 35% më pak në vitin 2021 (736) në krahasim me vitin 2019 (1124)