Tahiri publikon një dokument ku Serbisë i tregoheshin ‘vijat e kuqe’ në dialog

E publikuar: 09/01/2023 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, permes postim në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë dokumente strategjike që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi në të kaluarën.

Ajo me këtë sqaroi se Kosova kishte strategji për dialog me Serbinë, madje aty ishin specifikuar dhe vijat e kuqe nga ana e Kosovës.

Ajo gjithashtu tha se kjo platformë ishte e mbështetur me rezolutë edhe nga Kuvendi i Kosovës.