Tahiri për videon e Kurtit: Kryeministri iu dëshmoi qytetarëve se ka një lexim të mbrapshtë të historisë politike

E publikuar: 17/01/2023 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar për videon e Kryeministrit Kurti i cili gjatë ditës së djeshme e përkujtoi Oliver Inanoviqin në 5 vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në facebook Tahiri ka shkruar se një Kryeministër si Kurti i cili ka një lexim të mbrapshtë të historisë politike i cili e dëshmoi dje qytetarëve.

Ai më tej ka shkruar se kjo nuk është kurrfarë garancie për vendin që të arrijë diçka historike.

”Albin Kurti përkujtoi dje Oliver Ivanoviçin, me epitete që për të mos thënë ndryshe, përfundimisht nuk i paska ditur askush tjetër përveç tij. Me këtë rast, Kryeministri dje iu dëshmoi qytetarëve të Kosovës se ai ka një lexim krejt të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë politike të vendit, ndryshe nga populli, ndryshe nga e vërteta. Një kryeministër që ka lexim të mbrapshtë të historisë, nuk është kurrfarë garancie se mund të arrijë diçka historike. Krejt përkundrazi!”, ka shkruar Shefi i Igrupit Parlamentar të PDK-së.