Tahiri: Për dy vjet qeverisje, asnjë investim në infrastrukturën rrugore

E publikuar: 23/02/2023 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se rrugët magjistrale nëpër Kosovë janë në gjendje të rëndë dhe paraqesin rrezik permanent për qytetarët.

Tahiri ka thënë se rasti i mbrëmshëm i aksidentit në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën katër persona padyshim që e ka prekur secilin nga ne.

“Rasti i mbrëmshëm i aksidentit në magjistralen Ferizaj-Shtime, padyshim që e ka prekur secilin nga ne. Do të ishte mirë që si Kuvend edhe njëherë të adresojmë këtë temë tek Qeveria në raport me krejt infrastrukturën rrugore dhe programet që janë në vijim e që nuk po ndodh asgjë”.

“Një qytetar që dëshiron të marrë rrugën Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Gjakovë, Prishtinë-Gjilan, Prishtinë-Pejë, pra e merr një rrugë që në mungesë të veprimeve qeveritare shkakton jo vetëm kokëdhimbje por edhe në sigurinë e njerëzve që udhëtojnë. Mos reagimi dhe mos shtyerja para e kontratave që kanë ekzistu, shtron shumë pyetje që kërkojnë përgjigjje nga qeveria”, tha Tahiri.

Ai shtoi se për dy vjet nuk ka ndodh asnjë investim në rrugët e Kosovës.

“Është e papranueshme që mos të ketë asnjë investim të vetëm tani e dy vjet në këto rrugë. Është e papranueshme që një qytetarë i Podujevës për me ardh në Prishtinë, duhet me i llogariotë një orë e gjysmë për të ardhur e një orë e gjysmë për tu kthyer. Edhe rrugët tjera nuk kanë asnjë investim. Nëse qeveria nuk investon në këto akse rrugore në këto magjistrale, nuk do të ketë as investime, as siguri e as zhvillim. Është shumë e rëndësishme që këto projekte të trajtohen me prioritet dhe me seriozitet”, ka thënë Tahiri.