Tahiri: Liberalizmi i vizave për Kosovën është vendim politik

E publikuar: 03/08/2022 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, tha se vendimi i Bashkimit Evropian për liberalizmin e vizave për Kosovën është vendim politik.
Tahiri tha se nuk ka logjikë që ky proces të ndalohet.

“Po shihet që është një vendim politik. Unë mendoj që nuk ka asnjë logjikë, normale, racionale, të arsyeshme që me e ndalë këtë proces dhe si opozitë dhe si subjekte politike kemi qenë njëzëshëm, në kërkesën tonë për një vendim meritorë e vendimi meritor për lëvizje të lirë “- tha Tahiri.

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota pro e kanë miratuar, me anë të së cilës parashihet që qeveria të formojë një platformë nacionale e cila i parasheh veprimet e Kosovës karshi vendimeve të BE-së për liberalizmin e vizave.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!