Tahiri del para veteranëve: Do t’ju ftojmë në një takim në komision e të gjejmë një zgjidhje

E publikuar: 16/06/2022 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Abelard Tahiri i PDK’së ka dalë para veteranëve duke ju thënë se do tentojnë të gjejnë një zgjidhje sa i përket Ligjit për Pagën Minimale.Në hyrje të Kuvendit të Kosovës ai u ka treguar se Kuvendi ka ndalur punimet e seancës deri në orën 13:00.‘’Sot kërkuam që kjo seancë të ndërpritet dhe ta gjejë një zgjidhje që të bëhet pensioni i veteranëve në linjë me pagën minimale.

Kjo është një kërkesë dinjitoze e juaja’’, tha ai.‘’Do t’ju ftojmë në një takim ta gjejmë një zgjidhje sepse është e turpshme me kundërshtu për një të drejtë tuajën minimale.’’