Tahiri: 100 ditë të këtij viti, askujt në Qeveri s’mund t’i thuash “puna e mbarë”

E publikuar: 10/04/2023 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka numëruar ditët e këtij viti dhe ka bërë një përllogaritje edhe sa ditë janë deri në fund.

Ai në një postim në facebook tha se në ditën e 100-të të 2023-ës, nuk ka mundësi askujt në Qeveri t’i thotë “puna e mbarë”.

Gjithashtu Tahiri përmendi edhe pagën minimale, dhe Ligjin e Pagave ku tha se nuk dihet fati i këtij të fundit.

“Sot, është dita e 100 e këtij viti, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë ‘puna e mbarë’. Vitit 2023 i kanë mbetur edhe 265 ditë, nuk po shihet se çka do të ndodhë me pagën minimale, s’dihet fati i Ligjit të Pagave, nuk dihet kur do të nisin punimet në rrugët magjistrale, nuk dihet asgjë!!”, tha Tahiri.