Syla: Po vjen era zgjedhje të reja, po duan ta kryejnë Asociacionin bashkë me parti të tjera

E publikuar: 23/05/2023 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Valon Syla ka paralajmëruar zgjedhje të reja në nivel nacional.Në emisionin Pressing në T7, Syla ka marrë si shembull deklaratat e fundit të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani për të arritur në këtë përfundim.

“Po vjen era zgjedhje. Moti nuk kanë hongër pasul me hoxhën”, shprehet Syla, duke shpotitur kryeministrin Kurti i cili gjatë fushatës së fundit kishte publikuar fotografi duke ngrënë fasule me një hoxhë.

“Një prej motiveve kryesore është se institucionet në veri nuk janë të formuara si duhet dhe për ta kthyer Listën Serbe duhet zgjedhje të reja. Albini po shukatet por Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca po thonë më shumë. Këta po thirren në gjuhë diplomatike dhe tone patetike nacionaliste se në mënyrë ligjore nuk mund të hyjnë serbët në institucione në veri na një palë zgjedhje”.

“Këtu po vjen era se kjo qeveri, që nuk njihet për asnjë punë, tani po kërkon ta kryejë Asociacionin në kombinim me parti tjera dhe Listën Serbe”, theksoi Syla.