Syla për Grenellin: Sot ai është lobist, sa t’i jepin pare fol

E publikuar: 13/07/2022 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Gazetari Valon Syla ka komentuar deklaratat e ish të Dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të bëra sot në një ligjëratë në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit ku tha shumë deklarata, shkruajnë mediat serbe.

Grenell, ndër të tjera, tha se KFOR duhet të largohet nga Kosova dhe se nuk duhet të kërkohet njohja reciproke në dialog. Syla tha se Grenell tash është lobist e deklaratat e tij janë ndryshe nga ai që ka qenë në pozitë.
“Sot ai është lobist. Sa t’i jepin pare ai fol”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

“Është dashur të shikojë se cfare po fol gjatë kohës sa ka qenë në pozitë. Por nëse u hi llugave… Grenelli që rrin sot me biznismena serbë në Beograd, është tjetër me atë që ka qenë në pozitë. Kur vjen i veshur nën petkun e Amerikës duhet të dëgjohet“, shtoi ai.