Syla: Kemi heshtje dhe fshehje të shoqërisë mediale dhe politike, Halil Berisha po të ishte gazetar në ndonjë vend tjetër nuk do të ishte në Hagë

E publikuar: 27/10/2021 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish gazetari i Infokus-it, Halil Berisha është duke dhënë dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.

Ish gazetari i Infokus-it, Halil Berisha është detyruar të shkojë në Gjykatën e Hagës për dhënë dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.

Për këtë ka reaguar, analisti, Valon Syla.

Postimi i plotë:

Reagim publik. Sepse kemi heshtje dhe fshehje të gjithë shoqërisë mediale dhe politike.

Gazetari Halil Berisha po të ishte gazetar dhe shtetas i ndonjë vendi tjetër, që nuk është i ish Jugosllavisë, sot nuk do të ishte në Hagë. Por është i Kosovës, ku Gjykata Speciale ka rregulla speciale edhe për lirinë e shprehjes për gazetarët. Fatkeqësia është që institucionet tona heshtin para arrestimit të një gazetari, ashtu siç heshtin kur Gjykata Speciale ju kërkon garancione për mbrojtje në liri për çlirimtarët që akuzohen atje në Hagë. Ai nuk është dëshmitar, por është i detyruar të jep përgjigje… për një punë që një gazetar nga Brukseli ose nga Haga nuk do të guxohej të merrej në pytje. Puna e Halilit e mediumit ku punon ka qene shume profesionale dhe teper e kujdesshme ne trajtimin e dosjeve qe i kane poseduar. Dosjet te cilat kane rrjedhur nga vete ajo gjykate. Inkompetenca dhe joprofesionalizmi i kësaj gjykate, nuk mund to fajësoj mediat dhe gazetarët. Turp.

#albanologji #tribubali #uçk #media #marre