Sveçla takoi koordinatorët e QRA-ve, gjithçka gati për regjistrimin e mjeteve me targa RKS

E publikuar: 29/07/2022 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në prag të fillimit të regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në ato RKS, ka mbajtur sot takim me të gjithë koordinatorët e Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve.Takimi ka pasur për qëllim njoftimin për përgatitjet e fundit që është duke i bërë Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me këtë proces, ku u theksua se tashmë gjithçka është gati për fillimin e regjistrimit të mjeteve me targa RKS.

 

Ministri Sveçla ofroi mbështetjen e plotë të tij dhe të Qeverisë, më qëllim të realizimit të këtij objektivi, që është në të mirë të të gjithë qytetarëve, sepse përmirëson sigurinë në trafik, ulë numrin e veturave pa regjistrim dhe përmirëson sigurinë në përgjithësi.

 

Nga fundi i javës së kaluar, MPB ka filluar fushatën informuese duke njoftuar qytetarët se nga dita 1 gusht deri më 30 shtator 2022 do të fillojë procesi i regjistrimit të targave ilegale në RKS në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve.

 

Gjatë kësaj periudhe qytetarët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga shumë lehtësira për kthimin e automjeteve në targat e regjistrimit RKS.