Sveçla flet për një ngërç mes Policisë dhe Prokurorisë: Ju jeni dëshmitarë

E publikuar: 14/09/2022 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti foli për një ngërç në komunikim dhe koordinim mes Policisë dhe Prokurorisë, raporton Gazeta Express.

Sveçla foli për këtë pasi u pyet nëse projektligji për Prokurorinë Speciale, i miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë, do të përfshijë edhe kthimin e Task-Forcës Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë.

“Realisht, ju jeni dëshmitar të një ngërçi të komunikimit dhe koordinimit të shpejtë dhe efikas mes Policisë dhe Prokurorisë. Ne po mundohemi që në baza ditore këtë bashkëpunim ta ngrisim”, tha Sveçla.

“Qytetarëve nuk iu intereson se cila instancë është përgjegjëse për çfarë, por duan drejtësi”, tha ai ndër tjerash.