Sveçla: Ata që sulmuan policinë në Veri do të identifikohen shumë shpejt

08.06.2022 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sveçla: Ata që sulmuan policinë në Veri do të identifikohen shumë shpejt

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se janë mbyllur të gjitha rrugët për kontrabandë në veriun e vendit.

Shefi i MPB’së ka folur edhe për sulmin ndaj policëve në veri, për të cilin thotë se së shpejti do të ketë arrestime.

“Këto sulme si qëllim kanë dështuar por shumë shpejt unë besoj që profesionistët e policisë së Kosovës do të dalin me rezultate konkrete, jo vetëm në identifikimin por edhe në ndërmarrjen e masave, arrestimin e gjykimin…”, tha Sveçla në emisionin “Sonte me Rronin” në KTV.

Tha se i kanë informacionet se si ndodhën sulmet atje.

“Sulmet kanë ndodhur me pushkë automatike kallashnikov, kanë ndodhur me bomba dore vdekjeprurëse dhe kanë ndodhur po ashtu me eksploziv të natyrave më të lehta të cilat përdoren kryesisht për të shkaktuar panik por jo edhe për të shkaktuar lëndime serioze apo edhe vrasje”, shtoi ai.

Ministri tha se në atë pjesë të vendit, kontrabanda pothuajse ka marrë fund.

“Të gjitha rrugët e kalueshme për mallra tashmë janë të bllokuara. Jo vetëm se ato rrugë janë të prishura, por kemi edhe pjesëtarë të policisë së Kosovës të cilët bëjnë roje 24 orë. Unë po them se gjasat për kontrabandë në veri të Kosovës janë minimizuar aq shumë sa tashmë ai kufi i përngjan një kufiri të zakonshëm midis dy shteteve të ndryshme”, shtoi Sveçla.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Vuçiq pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet: E kanë mbështetjen e fuqive perëndimore

Edi Rama në NATO: Kosova të ftohet menjëherë në Partneritetin për Paqe, të vlerësohet qëndrimi i saj ndaj agresionit rus

Viti 2016, Hekuran Murati: Kosova më mirë të angazhonte mercenarë, veteranët po na kushtojnë shumë

Çollaku: Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të arrihet në mandatin e Kurtit 

Takimi me Osmanin, Lajçak del me njoftim

Aksion masiv i Policisë së Kosovës në 6 komuna, 11 të arrestuar nën dyshimet për dallavere me subvencione

Gjykata në Prizren e dënon me kusht komandantin e nënstacionit policor në Zhur

Abazoviq bën marrëveshje me Vuçiqin, zbulon detajet

Mushkolaj: S’ka asgjë më fyese se pensionistët të lajmërohen në shtet se a kanë vdekur a janë gjallë

Pas heqjes së vetos, Turqia i kërkon Suedisë dhe Finlandës të dorëzojë 33 “terroristë”

Nesër seanca Kuvendit të Kosovës, ky është rendi i ditës

Akademia gjermane e sigurisë: Mbi 350 mijë kosovarë jetojnë në Gjermani

Mehaj: NATO i duhet Kosovës, Kosova i duhet NATO-s

Kurti takohet me Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës

Lajçak nuk e viziton Urën e Ibrit, ani se e konfirmon se është pjesë e dialogut

Bashkësia Islame e Kosovës nënshkruan marrëveshje për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia