Sveçla: Arrestohet zyrtari policor që dëmtoi provat nga aksioni i djeshëm në Zveçan

E publikuar: 24/05/2022 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet se dëmtoi provat nga aksioni i djeshëm në Zveçan.

“Për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, nga Inspektoriati Policor i Kosovës arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë -Veri dhe dërgohet në mbajtje”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka thënë se do të ketë zero tolerancë ndaj krimit, posaçërisht atij brenda radhëve të policisë.

“Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve! Për policë të ndershëm e profesionalë!”, ka shtuar ai./InfoSot/