Supremja e refuzon ankesën e PDAK-LpB, i hapet rrugë KQZ-së që të shpallë rezultatet përfundimtare

E publikuar: 13/03/2025 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Supreme i ka hapur rrugë KQZ-së që të shpallë rezultatet përfundimtare, raporton Ekonomia Online.

Supremja e ka refuzuar si të “pathemeltë” ankesën e PDAK- LpB kundër vendimit të PZAP për votimin me postë.

Në arsyetim thuhet se kjo ankesë ishte e pasafatshme.

Pasi Supremja ka vendosur për të gjitha 43 ankesat që i ka pasur nën shqyrtim: 20 janë refuzuar, 11 janë hedhur si të palejuara, 9 janë pranuar dhe 3 janë pranuar pjesërisht.