Sulmon fizikisht bashkëshorten pas një mosmarrëveshje për fëmijët

E publikuar: 05/07/2020 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje për fëmijët, e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari, nga Fushë Kosova, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, e rasti vazhdon të hetohet, bën të ditur PK.