Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban

E publikuar: 23/11/2024 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Libanin jugor, ka njoftuar në një sulm me raketa në një nga bazat e saj janë plagosur katër ushtarë të saj.

Ushtarët italianë u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për jetën, pasi baza UNIFIL në Shama u godit nga dy raketa 122 mm.

UNIFIl tha se raketat ka të ngjarë të jenë lëshuar nga Hezbollahu ose anëtarë të grupit të armatosur.

Ndërkohë, Hezbollahu nuk e ka komentuar deklaratën e agjencisë, por grupi tha se ka lëshuar një breshëri raketash mbi forcat izraelite në perëndim të Shamës.