Sulmohet me armë zjarri drejtori i “Agro Kosova Holding” në Suharekë

E publikuar: 24/05/2022 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Suharekë.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se sonte është sulmuar me armë zjarri pranë shtëpisë, drejtori i kompanisë “AgroKosova Holding” e cila është nën administrimin e AKP-së, Bekim Krasniqi.

“Ndryshe ditë më parë, drejtori i kompanisë Bekim Krasniqi ka denoncuar në Polici shtatë persona pasi e kishin kërcënuar që do të “kërset plumbi”, pasi të njëjtit kishin livruar një pronë e cila i përket kompanisë “AgroKosova Holding”.

Sipas Policisë së Kosovës nuk ka persona të lënduar, kurse njësiti po merret me hetimet.