Sulmohet me gurë qendra e votimit në shkollën “Ali Krasniqi” në Klinë

E publikuar: 19/11/2017 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra e votimit në shkollën fillore “Ali Krasniqi” në komunën e Klinës është goditur sot në mëngjes me gurë nga jashtë.

Kësisoj, dera e hyrjes së kësaj qendre është dëmtuar, ka bërë të ditur koalicioni i organizatave joqeveritare që po vëzhgojnë zgjedhjet “Demokracia në Veprim”, shkruan arbresh.info.

“Në shkollën “Ali Krasniqi” në komunën e Klinës ku në ora 7:45 kjo qendër e votimit është goditur me gurë nga jashtë duke dëmtuar derën e hyrjes së qendrës. Policia ka dalë në vendin e ngjarës, autorët nuk janë identifikuar ende”, ka thënë Albert Krasniqi nga DnV.