Sulmohet fizikisht nga një grup huliganësh Shkodran Tolaj, përfundon në spital

E publikuar: 05/10/2017 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sapo është mësuar nga burime të familjarëve të tij që sot në mënyrë brutale sulmohet këngëtari Shkodran Tolaj mëson Zhurnal.

Sipas rrëfimit nga të afërmit e familjes, dyshohet se ai është sulmuar për arsye të videoklipit të cilin e ka paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore lokale për në Kërçovë.

Familjarët e tij poashtu rrëfejnë se videoklipin e tij të paralajmëruar askush nuk mund ta ndalë skaj kërcnimeve dhe sulmeve brutale.

Shkodran Tolaj sipas informacioneve të para është hospitalizuar në spital.