Sulmohen dy zyrtarë policor në Prishtinë, dërgohen në QKUK

E publikuar: 11/11/2017 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është raportuar se dy zyrtarë policor në rroba civile kanë ndaluar një veturë e tipit “Opel” në Prishtinë.

Këtë veturë e drejtonte i dyshuari pasi që i njëjti po voziste në trotuar duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit tjerë në trafik.

I dyshuari ka refuzuar që t’iu jap dokumentet si dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor.

Viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.