Sulmet ndaj gazetarëve, një gazetë opozitare vendos të armatosë redaksinë

E publikuar: 27/10/2017 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhuna dhe sulmet verbale e fizike ndaj gazetarëve, duket se është bërë shkak debatesh të paparë edhe në Rusi.

Redaktori i një gazete të njohur opozitare ka deklaruar se do të armatosë personelin e tij me armë dhe plumba gome, për shkak të sulmeve të fundit ndaj gazetarëve të tij.

Redaktori i “Novaya Gazeta”, Dmitry Muratov, bëri të ditur vendimin, dy ditë pasi Tatjana Felgenhauer, një gazetare në stacionin e vetëm të pavarur të Rusisë, u godit me thikë në Moskë.

Muratov ka thënë se gazeta po blen pushkë dhe pistoleta me plumba gome, për gazetarët e saj. Ajo madje po ofron kurse për përdorimin e tyre dhe marrjen e masave të tjera të sigurisë.

“Unë do të mbroj me cdo kusht redaksinë dhe do të pajis gazetarët me mjete të tjera mbrojtëse” , tha Muratov.