Sulejman Rexhepi shkarkohet nga pozita e kryetarit të Bashkësisë Islame në Maqedoni të Veriut

E publikuar: 27/05/2020 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulejmanan Rexhepi nuk është më kryetar i Bashkësisë Islame në Maqedoni të Veriut.

Ai është shkarkuar sot me mbi 2/3 e votave të anëtarëve të kësaj bashkësie, njofton Klan Kosova.

“Bazuar në procesverbalin e mbledhjes së jashtëzakonshme të shumicës së anëtarëve të Bashkësisë Islame në Maqedoni të Veriut mbajtur me 27.05.2020 ne në bazë të nenit 36 dhe 58 dhe Kushtetutës së Bashkësisë Islame që përbëjnë me shumë se 2/3 të anëtarëve vendosëm për shkarkimin Sulejman Rexhepi prej pozitës së kryetarit”, është thënë në konferencë.

“Deri në përgatitjen për zgjedhjet e reja ushtrues i detyrës caktohet Shaqir Fetahi. Ky vendim hyn në fuqi nga momenti i marrjes së tij”.