Suksesi, skandali, zhgënjimi dhe dështimi i vitit 2018

E publikuar: 31/12/2018 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, përmes një postimi në facebook, ka përmbledhur një listë me disa çështje që ndodhën në vitin që po lëmë pas, 2018-ën.

Sipas Ramadanit, Suksesi historik i vitit 2018 ishte Ushtria. Suksesi strategjik i vitit: Forcimi i pozitës së shtetit në rajon. Skandali i vitit: ‘deportimi’ i shtetasve turq, shkruan Ramadani.

Thotë se Zhgënjimi i vitit ishte ‘Mosmbajtja e premtimit nga BE për liberalizim të vizave’.

“Dështimi i vitit: Moskrijimi i unitetit për platformën e Dialogut”, shkruan tutje ai.

Ndërkaq ka përmendur edhe Detyrat e vitit 2019:

“Uniteti për Dialogun. Sundimi i ligjit/forcimi i luftës kundër korrupsionit. Ekonomia/vendet e reja të punës”, ka shkruar Ramadani.