Suksesi i një gjenerate pa yje

E publikuar: 08/09/2017 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, aktualisht nuk ka lojtarë të top-ligave evropiane. Në nivel dukshëm më të ulët se lojtarët e përfaqësueses “A”, paraqiten lojtarët e përfaqësueses Shpresa (U-21) të Kosovës. Por, derisa përfaqësuesja “A” po rreshton humbjet, dy paraqitjet e fundit të përfaqësueses Shpresa janë vlerësuar si shumë premtuese.

Ekipi U-21, ndonëse përbëhet kryesisht nga lojtarë që paraqiten në nivel jo të lartë të kampionateve të vendeve evropiane, ka mposhtur Norvegjinë me shifrat 3:2 dhe ka pësuar vetëm 1:0 nga kampionia e Evropës, Gjermania, shkruan sot Koha Ditore.

Ekipit Shpresa të Rafet Prekazit nuk i është bashkuar asnjë lojtar i njohur. Është e kundërta, lojtarët po bëhen të njohur përmes paraqitjeve me U-21. “Përfitimet” e para kanë ardhur tashmë. Florent Hasani është duke u vëzhguar nga skautë të skuadrave evropiane, kurse kapiteni Ardian Ismajli pret që gjendja e tij te Hajduku të ndryshojë për të mirë.