Subvencionimi i pagave nga shteti: Ekzekutohen pagesat e para nga ministria e Financave

E publikuar: 12/05/2021 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagesat e para për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.

Këtë, Murati e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se Komisioni po i shqyrton në vazhdimësi aplikacionet, ashtu që edhe me grupin tjetër të procesohet gjatë së premtes.

Postimi i plotë i Muratit në Facebook:

Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.

Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten.