Stoltenberg thotë se forcat ruse nuk po tërhiqen

E publikuar: 31/03/2022 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se trupat ruse po ripozicionohen në vend që të tërhiqen.

Duke folur në Bruksel këtë pasdite, Stoltenberg tha: “Sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit”.

“Në të njëjtën kohë, Rusia ruan presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera. Kështu që ne mund të presim veprime shtesë sulmuese, duke sjellë edhe më shumë vuajtje”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.