Stavileci nga Haga: E vërteta është drejtësia më e madhe

E publikuar: 09/06/2022 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka shkuar në Hagë.

Stavileci nga atje ka publikuar fotografi para Qendrës së Paraburgimit ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së.

Ky i fundit nuk ka treguar nëse është takuar me ndonjërin nga ish-krerët e UÇK-së. Mirëpo, ka shkruan se nuk ka padrejtësi më të madhe sesa shtrembërimi i të vërtetës.

“E vërteta është drejtësia më e madhe. Nuk ka padrejtësi më të madhe se kur shtrembërohet e vërteta”, shkruan ai.