Stavileci, Dardan Molliqajt: Shtimja po të pret me padurim

E publikuar: 04/08/2017 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci me anë të një postimi në facebook ka shkruar se deputeti i zgjedhur i VV-së, Dardan Molliqaj u ka prirë bandave kriminale. Sipas Stavilecit, Molliqaj e ka djegur institucionin prej ku tash e tutje do të marrë edhe pagë, duke aluduar në Kuvendin e Kosovës.
“Sot, në Kuvendin e Kosovës, fatkeqësisht, kemi deputetë që po gjykohen për sulme terroriste me raketahedhës mbi të. Kemi edhe skizofren, si kryebanditi Mollotoviqaj, që u kanë prirë bandave kriminale në shkatërrimin dhe djegien e institucionit, ku prej tash e tutje do marrin edhe paga”, ka shkruar Stavileci.

“Ky i fundit është e kuptueshme që nuk e dinë çfarë është kultura institucionale, sepse tërë kohën ka vepruar me mentalitet antiinstitucional dhe përdhunues. Nuk e dinë as çfarë janë burrështetasit, sepse vetë është thjesht një fiqfiriq politik”, ka thënë ai.
Madje, Stavileci ka shkruar se Shtimja është duke e pritur me padurim ish-sekretarin e VV-së, ku e ka pasur fjalën për spitalin e të sëmurëve mendorë.
“Si duket, neuropsikiatrit e Partisë Vetëvendosje, tash po merren me kthinat neurologjike të rrugëve të Prishtinës dhe të kanë lënë pas dore.Nuk e di sa po e vëren, por për shkak të skizofrenisë ia ka nis me të leçit edhe partia. E Shtimja po të pret me padurim, po qan për ty!”, thuhet në postimin e Blerand Stavilecit në facebook.
Molliqaj më herët kishte thënë se Kadri Veseli nuk e ka vendin në institucionet e Kosovës.