Statistikat për tre muaj: 656 mijë veta e shfrytëzuan aeroplanin si mjet transporti, 23 mijë trenin

E publikuar: 29/07/2022 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2022, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.Në periudhën prill-qershor të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 23 mijë, ku krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2021, numri i pasagjerëve është rritur për 49%.Gjatë këtij tremujori nuk ka pasur transporti të mallrave me tren.

 

Sa i përket numrit të fluturimeve në TM2 2022 ishte 2 366, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2021) ka rritje për 57%.Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 656 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2021) ka rritje për 68%.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!