Stano për takimin e radhës Kurti-Vuçiq: Kur të jenë kushtet dhe të dy të pajtohen

E publikuar: 05/06/2023 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se takimi i ardhshëm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet kur të dy palët të pajtohen.

Stano, në një konferencë për shtyp potencoi se tani gjëja më e rëndëishshme është shtensionimi i situatës së krijuar në veri, njofton Klankosova.tv.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në mes kryeministri të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por kur kushtet janë mirë dhe dhe të dytë pajtohen, por tani më e rëndësishmja është shtensionimi i situatës, hapat konkretë”, u shpreh Stano.