Stano: Kosova e Serbia kanë detyrime ndërkombëtare, në të kundërtën pasojat janë të mëdha

E publikuar: 11/04/2023 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia kanё detyrime ndёrkombtёtare dhe nga tё dyja vendet pritet qё tё implementojnё marrёveshjen në plotni. Nё tё kundёrtёn, porosit Stano, do ketё pasoja.

“Sigurisht që do të ketë pasoja. Do të ketë pasoja politike, pasoja reputacioni, si dhe pasoja financiare. Dhe kjo thuhet edhe në marrëveshjen e dakorduar, për të cilën janë pajtuar të dyja palët”, ka porositur Stano.

Kёto komentet e zёdhёnёsit tё Brukselit vijn pasi qё presidenti Serb Aleksandër Vuçiq sёrish ka pёrsёritur se shteti i tij nuk do i zbatoj tё gjitha nenet e marrёveshjes mbi rrugёn drejt normnalizimit tё marrёdhёnive nё mes tё Kosovёs dhe Serbisё.

Ndonёse nuk deshi t’i komentoj drejtprёsёdrejti kёto cilёsime, zёdhёnёsi Peter Stano megjithatё rikujtoi  Serbinё se ajo ka detyrime tё dala nga kjo marrёveshje tё cilat edhe do pёrsfhihen nё kapitullin 35 tё negocuiatave tё anёtarёsimit. Mungesa e zbatimit, sipas Stanos, do ketё pasoja edhe në procesin e përgjithshëm të anëtarësimit të Serbisë nё Bashkimin Evropian.

Vëzhgimi i zhvillimeve dhe veprimeve në terren, do të jetë, sipas Stanos, masa kryesore për Bashkimin Evropian si dhe partnerëve tjerё ndërkombëtarë për të gjykuar nëse ka një realizim, nëse zbatimi është duke avancuar dhe nëse marrëveshja është e gjallë apo jo./EO/