Standardet e dyfishta në Kosovë

E publikuar: 24/07/2017 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkëlqim Ajdini, gazetar
Pamvaresisht se nikabi (mbulimi i krejt ftyres) asht debat mbrenda Islamit dhe dijetarëve, ndersa asht mendim pothuejse i shumices se nuk ka obligim kur’anor as terthorazi, sepse urdhen direkt assesi, prape se prape tallja me njerez te cilet megjithate e perdorin nikabin, sepse ashtu e ndjejne, asht nxitje e urrejtjes nderfetare.
Arsyetimi se perdorimi i nikabit po ndalohet me ligj ne shume vende europiane asht arsyetim banal dhe si i tille shume fmijnor. Kjo, per arsyse se, nuk bahen krahasime te tilla, kur dihet se munden me lind mandej edhe krahasime per vepra te tjera, te cilat ne shtete perkatese munden me qene te denueshme, e ne disa te tjera jo.
Ne Kosove, me sa kam njohuni une, nuk ka ligj qe e ndalon veshjen e tille neper rruge.
Arsyetimet tjera qesharake, qe rendom vijne kur hapen debate te tilla me konotacion fetar (lexo: islam), se po perzihet kultura jone tradicionale, jane te stilit me standarde te dyfishta. Po, sepse jemi deshmitarë te shume prumjeve te reja qe s’kane te bajne me traditen tone ne aspekte tjera kulturore apo te veshjes. Por, ne kete rast nuk “preket” tradita jone.
Liria e mendimit dhe shprehjes ndryshe, ne te shumten e rasteve po merr kahje te “privatizimit”. Dikush ban, e dikush s’ban me mendu, vepru e me u veshë ndryshe.
Prape, standard i dyfishte!
Ne Kosove ka lind tendenca per ndrrimin e destinimit te fjales “diskriminim”. Sepse, kuptimi i saj po tentohet me u perkthy si shkelje e te drejtave fetare te shumices. Ani pse, “diskriminimi” ka te baj me shkeljen, shtypjen, ndamjen, e nji pakice fetare, kulturore, etnike apo ideologjike.
Te flasesh per fene mbi bazen e ditunise ne baze te leximeve te artikujve te disa mediumeve nderkombetare asht injorance e thelle.
Ne Kosove, ne mesin e shume tendencave pa “krypë” asht edhe ajo e tentimit te ndryshimit te rregullave te Islamit, ne perputhje me qejfet dhe andjet e disave, sepse ashtu ata duen. Pra, paramendoni kete nivel…/Infosot/