Sqarohet Hoti për Zyrën e kategorive të dala nga lufta në kuadër të kryeministrisë

E publikuar: 03/06/2021 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me statusin e veçantë për kategoritë e dala nga lufta.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoti ka thënë se “zyrës për kategoritë e dala nga lufta” në kuadër të Zyrës së Kryeministrit i është ruajtur statusi i veçantë në kuadër të “Rregullores për zyrën e kryeministrit të miratuar nga qeveria paraprake.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Sqarim:

“Zyres per kategorite e dala nga lufta” ne kuader te Zyres se Kryeministrit i eshte ruajtur statusi i veçante ne kuader te “Rregullores per Zyren e Kryeministrit” te miratuar nga Qeveria paraprake, ashtu siç ka qene qe nga themelimi i kesaj zyreje. Çdo deklarim tjeter nuk eshte i vertete.

Per me teper, gjate qeverisjes tone nuk ka munguar edhe mbeshtetja e nevojshme per kete kategori te shoqerise tone.