Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit

E publikuar: 09/06/2022 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli si dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.Vendimi është marrë më 26 maj, teksa është publikuar sot, shkruan lajmi.net.Me këtë rast, gjyqtari francez i procedurës paraprake ka urdhëruar që mbrojtja të dërgojë parashtresat e saja në lidhje me shqyrtimin tjetër të paraburgimit deri më 29 qershor.

Ndërkaq, Prokurorisë i është dhënë afat që këtë ta bëjë deri më 6 korrik.Ndryshe, me këtë vendim gjyqtari paraprak ka injoruar garancat e Policisë dhe shteteve të treta(në rastin e Thaçit) për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së.