Specialja ia vazhdon paraburgimin ish-presidentit Thaçi

E publikuar: 23/08/2022 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, iu është refuzuar kërkesa për mbrojtje në liri.

Dhomat e Specializuara përmes një vendimi të publikuar më 22 gusht kanë bërë të ditur se Thaçi do mbahet në paraburgim.

Ata pretendojnë se Thaçi rrezikon të “arratiset” ose “të ndërhyjë në drejtësi”.

Mbrojtja e Thaçit ka bërë apel disa herë që ish-presidenti të mbrohet në liri, por Specialja e ka refuzuar një kërkesë të këtillë.

Dhomat e Specializuara kishin refuzuar edhe garantimin e Policisë së Kosovës për Thaçin që të mbrohet në liri.