SPAR në lagjen Arbëria vlerësohet “Best in class” në nivel ndërkombëtar

E publikuar: 18/07/2022 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

SPAR International, nga 48 shtete ku operon, ka shpallur “Best in Class” marketin e hapur tash së fundi nga SPAR Kosova në lagjen Arbëria në Prishtinë. Marketi gjendet afër Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe është hapur në muajin mars të këtij viti. Ky lokacion ka nje hapësirë prej më shumë se 1,200 m2 i cili ju ofron klientëve një shumëllojshmëri të produkteve ndërkombëtare dhe vendore. SPAR si markë ndërkombëtareofron përvojën më të mirë gjatë blerjes përmes një përkushtimi ndaj freskisë, zgjedhjes, vlerës dhe shërbimit me cilësi të lartë.

Gjithashtu, në pikat e shitjes së SPAR mund të gjeni llojllojshmëri të produkteve unike për tregun e Kosovës, me çmimet më të mira në treg. SPAR në lagjen Arbëria ofron rreth 10,000 produkte dhe një pjesë e madhe janë produkte të markës SPAR – produkte me cilësi europiane dhe çmime shumë të mira për konsumatorin.

Supermarketi SPAR dallohet me një gamë të gjerë të produkteve të freskëta, duke përfshirë fruta dhe perime të freskëta, artikuj delikate si djathëra, mish të freskët, ullinjë të cilat sigurohen nga furnitorë vendas dhe ndërkombëtar që plotësojnë standardet e larta të markës SPAR.

Stafi i marketit kanë vijuar trajnime të ndryshme para fillimit të operimit të marketit, për t’u siguruar që konsumatorëve do të ju ofrohet shërbim sa më i mirë.

Për më shumë informata rreth “Best in Class” ju lutem vizitoni: https://english.sparcontactinternational.com/2022-issue-02/best-in-class

Rreth SPAR Kosova:

Brendi ndërkombëtar SPAR operon në Kosovë aktualisht me 7 dyqane dhe pika në lagjen Arbëria është dyqani më i madh dhe me një dizajn unik sipas praktikave më të mira ndërkombëtare të dizajnit. Ky supermarket modern është krijuar për të ju ofruar klientëve një përvojë shumë të këndshme blerjeje.

SPAR Kosova në vitin 2021 u bë 100% pjesë e Korporatës Meridian, e cila operon në Kosovë prej shumë vitesh dhe synon të jetë njëra ndër kompanitë kryesore në zhvillimin ekonomik të vendit. Korporata Meridian në total ka të punësuar mbi 1,200 punetorë në gjithë Kosovën.