Sot votohet për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi, Abazoviq ndërron anë

E publikuar: 13/12/2021 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Mal të zi zhvillohet seanca e parlamentit ku do të shqyrtohet nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit të qeverisë së kryeministrit, Zdravko Krivokapiç.Rënia e mundshme e qeverisë nënkupton rikthimin e Partisë Demokratike Socialiste të Presidentit Milo Gjukanoviç, e cila prej 30 vitesh ka qenë në pushtet.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “URA” dhe zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç është shprehur se për zgjidhjen e krizës politike duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç shpreson se askush nga shumica parlamentare nuk do ta përkrahë nismën për mosbesimin e qeverisë.

Ndërkaq, presidenti i Malit të Zi dhe lideri i opozitës, Milo Gjukanoviç ka shprehur besimin se mocioni për mosbesimin e qeverisë do të ketë sukses.