Sot varroset 23 vjeçari nga Mitrovica që vdiq në aksidentin e rëndë në Gjermani

E publikuar: 15/09/2021 09:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Florent Zhilivodës, 23-vjeçarit nga Mitrovica, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku, të dielën në Gjermani.

Varrimi i tij do bëhet sot, nga ora 16:00, në varrezat e Shipolit.

Mediat në Gjermani shkruajnë se 23-vjeçari humbi kontrollin e makinës së tij për arsye ende të panjohura dhe u përplas me barrierën qendrore.

23-vjeçari u hodh nga vetura. Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Ai vdiq në vendin e aksidentit.

Në veturë me të ishte edhe një person tjetër, i cili pësoi një goditje të fortë, por shpëtoi.