Sot testohet foshnja që humbi nënën nga koronavirusi

E publikuar: 11/07/2020 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot do të testohet foshnja e cila u lind mbrëmë nga një nënë 21 vjeçare nga Podujeva e cila më pas ndërroi jetë, si pasojë e infektimit me koronavirus.

Foshnja për momentin ndodhet në Kujdesin Intensiv, për shkak të lindjes së parakohshme dhe të disa probleme me frymëmarrje.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci.

“Foshnja ka lindur para kohe dhe për momentin peshon 2 mijë e 530 gramë. Aktualisht është në Kujdesin Intensiv dhe është është duke u trajtuar me oksigjen me presion, ndërsa sot pritet të testohet për COVID-19. Foshnja ka disa probleme me frymëmarrje, por kjo mund të jetë edhe për shkak të maternitetit”, është shprehur Gojnovci./gs/