Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive politike në fletëvotim

E publikuar: 26/05/2017 08:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka njoftuar se të premten do të tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.
Tërheqja e shortit bëhet në ora 11:00, në njërin ndër hotelet në Prishtinë. Përndryshe janë 26 subjekte politike që garojnë për zgjedhjet e 11 qershorit.