Sot pritet të fillojë numërimi i votave me kusht

E publikuar: 04/03/2025 08:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po synon që sot të përfundojë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës dhe të fillojë atë me kusht.

Këtë e tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, dje, në deklarimin për media nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, aty ku po vazhdonte ky numërim.

Elezi ka thënë se shumë shpejt pritet që të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Numërimi i votave me postë tashmë është drejt fundit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatett nga numërimi i 90.37 përqind e votave të mërgatës nga votimi përmes postës.

Rezultatet e proceduara janë nga 169 kuti prej 187 sa janë gjithsej.Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.70 përqind e votave apo 28 mijë e 593 vota.Pas VV’së, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 30.15 përqind e votave apo 16 mijë e 673 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 9.52 përqind apo 5 mijë e 266 vota.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 3.09 përqind e votave apo 1 mijë e 707 vota.