Sot pritet të anulohen fluturimet nga Kosova për në Gjermani, shkak greva atje

E publikuar: 10/03/2025 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se sot pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane për shkak të grevës së punonjësve të aeroporteve të Gjermanisë.

“Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte.”

Pritet të anulohen fluturimet nga Kosova drejt Gjermanisë për shkak të grevës në aeroportet gjermane. Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se fluturimet nga Kosova drejt Gjermanisë pritet të anulohen gjatë ditës së sotme për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet gjermane.

Sipas njoftimit, kjo situatë prek të gjitha aeroportet gjermane ku ka linja direkte nga Kosova.

“Për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte”, thuhet në njoftim.