Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend dite Projektligji për Byronë shtetërore

E publikuar: 14/07/2022 07:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kuvendi

Sot do të mbahet vazhdimi i seancës plenare ndërsa në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, duke përfshirë edhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Vazhdimi i seancës do të mbahet në orën 10:00.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe seancë të re, e cila do të nisë në orën 11:00.

Vazhdimi i seancës plenare – rendi i ditës

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021,

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 korrik 2022:

Votimi në lexim të dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Seanca plenare – rendi i ditës

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.