Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, ky është rendi i ditës

E publikuar: 26/05/2022 08:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare, nga ora 10:00.

Fillimisht deputetët pritet të deklarohen jashtë rendit të ditës, pasuar nga pyetjet parlamentare, e më pas do të shqyrtohen pesë projektligje.

Në kuadër të kësaj seance parashihet edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit si dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Seanca plenare

Rendi i ditës

-Deklarimet jashtë rendit të ditës,
-Pyetjet parlamentare,
-Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
-Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
-Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.