Sot mblidhen tetë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës

E publikuar: 07/06/2022 09:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot do të kenë mbledhje tetë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, do të bëj shqyrtimi në parim i Projektligjit për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara.

Po ashtu do të ketë takim i komisionit me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë znj. Danijela Barišić, për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet bilaterale, ndikimi i situatës në Ukrainë, zhvillimet në rajon si dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar;

Ndërsa në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, do të raportojë ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, lidhur më masat e veçanta dhe aktivitetet e Ministrisë në fushën e mirëqenies sociale.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, do të bëj shqyrtimin e raportit vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të bëj shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, për vitin 2021, ku i ftuar është Samir Bllacaku, Drejtor i Përgjithshëm.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, do të bëjë shqyrtimin e raportit vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021, shqyrtimin e Raportit vjetor i Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021 dhe shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, do të bëj shqyrtimin e raportit me rekomandime për Projektligjin për markat tregtare dhe do të ketë informatë lidhur me vizitën zyrtare të Komisionit në Tiranë/Shqipëri 29-31 maj 2022.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes dhe shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja.