Sot kulminacioni i nxehtësisë

E publikuar: 30/06/2021 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dita e sotme (e mërkurë) do të shënojë kulminacionin e nxehtësisë në Kosovë, ndërsa më gjerë në rajon nxehtësia vazhdon ende.

Temperaturat afrikane pritet të luhaten nga 34 deri në 38°C. Në ndonjë rajon edhe 40°C.

Edhe në rajon e më gjerë sot pritet mot i nxehtë dhe me diell, ndërkohë që stuhitë vazhdojnë të përshkojnë Evropën.

Edhe të enjtën pritet të jetë nxehtë, por me mundësi për ulje të temperaturave në disa vise tona kontinentale, kryesisht ne disa vise të Kosovës, me mundësi edhe për ndonjë rrebesh me vetëtima dhe bubullimë pasdite në veri të vendit.

Të premtën pasdite destabilizim dhe freskim i motit në viset tona kontinentale kryesisht në Kosovë, Luginë, veri të Malit të Zi dhe disa vise në Maqedoni.

Për fundjavë më freskët, të shtunën mundësi për rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.