Sot fillon funksionimi i linjës së autobusëve Prishtinë-aeroport dhe anasjelltas

E publikuar: 04/07/2020 08:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga sot do të funksionojë linja e autobusit të Trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur Aeorporti i Prishtinës përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Me kërkesë nga NPK “Trafiku Urban”SHA, që të ju njoftojmë, nga sot, më 04 Korrik 2020, do të funksionoj linja e autobusëve Prishtinë-Aeroport dhe anasjelltas. Ju lusim që për çdo të dhënë shtesë t’i drejtoheni NPK “Trafiku Urban” SHA, apo edhe të vizitoni ueb faqen e Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.