Sot Borrell i raporton krerëve të diplomacisë Evropiane se çka foli me Kurtin e Vuçiqin në Paris

E publikuar: 14/11/2022 07:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti Borell FB

Sot në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, do t’u raportojë krerëve të diplomacisë evropianë në një takim joformal për bisedimet që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimet e realizuara në kuadër të Forumit të Parisit.

Qëllimi i takimeve në Paris, siç paraprakisht pohoi Borell pas takimeve “ishte t’u përgjigjemi sfidave kritike” në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës dhe bisedimet dhe siç tha ai “jemi fokusuar në ndihmën e palëve për të gjetur zgjidhjet e nevojshme urgjentisht për krizën aktuale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren”.

Ne takimet e Borell me Kurtin dhe Vuçiq-in, si zakonisht, ishte edhe përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak.

Debati i sotëm do të fokusohet kryesisht në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Fakti që do të jetë joformal, nënkupton se përfundimet e diskutimit nuk do të publikohen, por pritet që Borell të përcjellë thelbin e këtyre bisedimeve në një konferencë për shtyp.

Në takimin ministror do të diskutohen edhe probleme të tjera të vendeve të rajonit, siç ka njoftuar një zyrtar i lartë evropian, do të diskutohet për “problemet serioze kushtetuese në Mal të Zi” si dhe në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se si vendi mund të përparojë në rrugën evropiane, veçanërisht pas rekomandimit të Komisionit Evropian që Sarajevës t’i jepet statusi i kandidatit.

Zyrtari beson se situata në Ballkan nuk është “e lehtë” dhe se është “plot sfida” dhe se BE-ja është “e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor si kurrë më parë”.

Takimi ministror i nesërm është edhe përgatitje për samitin BE-Ballkani Perëndimor të planifikuar për 6 dhjetor në Tiranë.

Në ndërkohë, në vlugun e bisedimeve edhe për propozimin franko-gjerman, Albanian Post, ekskluzivisht e ka publikuar draftin prej nëntë nenesh, që tregon në detaje se cili është dokumenti që iu prezantua Kurtit e Vuçiç-it.

Siç kuptohet nga publikimi i AP-së, nëse Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen e bazuar në këtë propozim, atëherë Serbia do të pajtohet që ta respektojë ekzistencën e Kosovës dhe ta trajtojë si një realitet të ndarë juridik, derisa Kosova duhet të pranojë se do të zbatojë të gjitha marrëveshjet paraprake, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Propozim – marrëveshja e ka emërtimin “Marrëveshja Bazë për statusin e raporteve”, ka gjithsejtë nëntë nene dhe ato kryesoret janë të bazuara në kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga e cila rregullohen raportet ndër-shtetërore. Në këtë shkrim, Albanian Post i referohet një prej drafteve të para punuese