Sondazhi i UEFA-s: Tifozët mendojnë se Kosova do të fitojë ndaj Suedisë

E publikuar: 28/03/2021 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

UEFA ka zhvilluar një sondazh para ndeshjes Kosovë-Suedi, që pritet të luhet sonte në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

Në këtë sondazh tifozët besojnë se kosovarët do të fitojnë kundër suedezëve.

Në këtë anketë aktualisht figuron se 54 përqind e votuesve deri më tani mendojnë se “Dardanët” do të shënojnë fitore, kurse 38 përqind mendojnë se sonte triumfojnë suedezët.

Tetë prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje mbyllet pa fitues.